Në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti: Xhesika dhe Adrola ndërmarrin nismën humane

Nov 26, 2019 | 17:34
SHPËRNDAJE

Tërmeti 6.4 ballë i cili përfshiu  Shqipërinë mëngjesin e sotëm, ka mobilizuar shoqërinë shqiptare për t’ju ardhur në ndihmë të lënduarve.

Kanë qenë shumë persona të njohur publikë të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre morale dhe financiare për të ndihmuar sado pak të prekurit nga tërmeti.

Adrola Dushi dhe Xhesika Beriberi kanë qenë ndër personazhet që kanë ndërmarrë nismën e një fushate për të ardhur në ndihmë këtyre personave.

“Tërmeti që shkundi Shqipërinë, ka shkundur zemrën e cdo shqiptari… Të gjithë bashkë mund të bëjmë dicka për ta ndryshuar realitetin e trishtë të Shqipërisë sot. Le të veprojme me zemër!”, janë shprehur modelet shqiptare.

Kjo është llogaria e hapur nga Xhesika dhe Adrola, ku mund të dhuroni sipas mundësive për kauzën e tyre humane:

https://www.gofundme.com/f/fundraiser-for-albanian-earthquake-victims?utm_source=customer&utm_medium=copy_link&utm_campaign=p_cf+share-flow-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura