Ndikimi i faktorit të jashtëm pas zgjedhjeve të 14 majit, Bamir Topi në Panorama TV: Problemi është brenda vendit, “ndeshja” me ndërkombëtarët ka përfunduar

May 29, 2023 | 21:46
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se problemi për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit duhet parë brenda vendit.

c;;lo

Komentet Topi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku u pyet lidhur me ndikimin e faktorit ndërkombëtar në “përmbysjen” e rezultatit të 14 majit.

Sipas Topit, “ndeshja” me ndërkombëtarët ka përfunduar, pra sipas tij, ata nuk mund të kenë ndikim të fortë në rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Ai foli edhe për rastin e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, 2 ditë para zgjedhjeve, për të cilin tha se është një rast i ndjeshëm për ndërkombëtarët, pasi në mes është edhe shteti grek, që e ka ngritur me forcë këtë çështje në institucionet e BE-së.

“Faktori PSD është një faktor për t’u marrë në konsideratë. Këtu është edhe influenca e Doshit, i cili është njeri që ka rreth të gjerë komunikimi, rreth të gjerë shoqëror.

Në rast se ka këtë trend do të jetë faktor. Ne po diskutojm për opozitën. Nëse do të diskutojmë për parashikime për 2025 do të ndalemi më gjatë.

Nuk marr përsipër të gjykojë monitoruesit ndërkombëtar pasi ata do ta thonë vetë fjalën e vetë. Ne i kemi pranuar ata si të tillë. Por kur diskutojmë në plan hipotetik, a janë të influenciar këta psikologjikisht? Unë nuk mund ta them këtë.

Unë mendos që këto mbesin faktorë të jashtëm. Mendoj se problemi është brenda. Ndeshja me ndërkombëtarët ka mbaruar. I ngjan atij turit eleminator. Rasti i Fredi Belerit merr një tjetër konotacion politik te ndërkombëtarët, është një rast më i ndjeshëm. Greqia e ka lobuar këtë në institucionet më të lartë të BE-së. Ty të lejohet të bësh shumë aludime, mua nuk më lejohet.

Në rast se do të futesha në këtë element do të ishte diçka jashtë emisionit. Presidenti që lë presidencën për institucionet shqiptare është i vdekur. Ne jemi rast sui generis që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës

Në rast se ju bëni pyetje në lidhje me sentimentin që ka Greqia, është një problem i vjetër që rikthehet herë pas here. Rasti konkret është një rast që politikisht duhet të mbajë qëndrimin e tij kryeministri dhe juridikisht i takon ndërkombëtarëve. Edhe ndërkombëtarët nëse duhet që shteti ligjor të funksionojë, atëherë duhet të lënë mënjanë interpretimin politik të çështjes”, është shprehur Topi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura