Policia ka sqaruar arsyen e ndërprerjes së energjisë gjatë takimit mes ministrit grek të Shtetit, Stavros Papastavros dhe Fredi Belerit në burg e Durrësit.
Sipas policisë, shkak është bërë rënia e zjarrit në një servis makinash dhe se ndërprerja ka zgjatur jo më shumë se 5 minuta.
“Për të lejuar që zjarrëfikësja të veprojë në vendngjarje, dhe për të evituar rrezikun e dëmtimit në njerëz dhe objekte, OSSH ka qenë e detyruar të stakojë energjinë elektrike në kabinën që furnizon zonën ku ushtron aktivitet edhe IEVP Durrës”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:
Në lidhje me stakimin e energjisë elektrike në institucionin IEVP Durrës është e nevojshme të sqarojmë se:
Për shkak të rënies së zjarrit në një subjekt privat (servis makinash), për të lejuar që zjarrëfikësja të veprojë në vendngjarje, dhe për të evituar rrezikun e dëmtimit në njerëz dhe objekte, OSSH ka qenë e detyruar të stakojë energjinë elektrike në kabinën që furnizon zonën ku ushtron aktivitet edhe IEVP Durrës.
Për veprimet e nevojshme janë dashur jo më shumë se 5 minuta ndërprerje, deri në kthimin në skemë normale të furnizimit me energji elektrike për abonentët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al