Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Basha: Ikonë! Një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë

Dec 5, 2023 | 9:48
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur, Mirush Kabashi, në moshën 75-vjeçare.

mirush kabashi2

“Një ikonë”, shkruan Basha, duke shtuar se aktori ishte një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë.

Kreu i PD-së shkruan se virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

“I hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit.

Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

Ngushëllimet e mia më të ndjera. Lutjet e mendimet e mia janë me familjen Kabashi, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e shumtë të mjeshtrit të madh. U prehtë në paqe”, shkruan Lulzim Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura