Shkrimtari i mirënjohur me origjinë çeke Milan Kundera është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare.

“Milan Kundera ndërroi jetë dje në Paris pas një beteje të gjatë me një sëmundjeje”, tha Anna Mrazova, zëdhënëse e Bibliotekës Moraviane (MZK), ku ruhet koleksioni i tij personal.
Kundera lindi në qytetin çek të Brno-s, por emigroi në Francë në 1975 pasi u dëbua për shkak të kritikave ndaj pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968.
Ai rrallë jepte intervista, duke besuar se shkrimtarët duhet të flasin përmes punës së tyre.
Romani i tij i parë “The Joke” u botua në vitin 1967 dhe ofroi një portret të ashpër të regjimit komunist Çekosllovak.
Puna ishte një hap i parë në rrugën e Kunderës nga anëtar partie në disident në mërgim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al