“Na ndaluan të bënim pyetje”- Avokati i Mediut: Standardi i dyfishtë i drejtësisë është shkak i revoltës. Akt-ekspertizat kanë shkelje në formë dhe përmbajtje

Jul 10, 2024 | 12:17
SHPËRNDAJE

Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha, në komunikim e tij për mediat për përfundimit të seaancës për cështjen “Gërdci” ku ai u përjashtua, u shpreh se gjykata i ndaloi rreth 80% të pyetjeve.

Ai shtoi se drejtësia po vepron me dy standarde, jo vetëm në seancën e fundit, por në përgjithësi dhe kjo ka shkaktuar revoltë.

Visha: Mbi akt-ekspertizën dhe ekspertët ne kemi pyetje, pyetje të karakterit të përgjithshëm dhe pyetje konkrete në lidhje me akti, ku ne verojmë që ka një mori të shkeljesh dhe përmbajtjesh.

Në 80%  të pyetjeve tona, gjykata ndërhynte për t’i ndaluar, pa dhënë një shpjegim se pse nuk mund të jepej përgjigjej.

Ndërkohë që krahun tjetër sa hërë që ndërhynte Prokuroria,  Gjykata dëgjonte, sa herë që kërkonte diçka Prokuroria, Gjykata vepronte.

Ky standard i dyfishtë që nuk është i vetëm kësaj seanca, është përgjithësisht i këtij procesi, është për ne shkak i një revolte që detyrimisht do duhet të shprehet me fjalë në sallën e një gjyqi, pasi jo vetë fyen, por edhe ç’bën drejtësi-bërjen në proces dhe seancë. Nuk ndihmon aspak të drejtën e gjësë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura