Mori 570 mijë euro përmes mashtrimit, gjykata cakton masën e sigurisë për ish-punonjësen e Bankës së Shqipërisë

May 26, 2023 | 11:03
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, e cila përmes mashtrimit ka arritur që ti marrë disa personave 570 mijë euro.

milena-deraj-770x433

Milena Deraj, u arrestua dy ditë më parë, pasi duke mashtruar u ka marrë babait dhe dy djemve shumën prej 340 mijë euro  me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale  të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, 30 vjeçarja ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura