Mjerim në konviktin e Shkodrës/ Fëmijët hanë fasule çdo ditë, flenë me ‘bomba’ në dhoma

Jan 26, 2017 | 20:25
SHPËRNDAJE

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Arben Broci” në Shkodër hanë fasule përditë. Skandali u zbulua gjatë një investigimi nga emisioni Fiks Fare. Gazetarët vëzhguan disa ditë konviktin e kësaj shkolle, ku fëmijët vuanin nga i ftohti dhe ngroheshin me bombula gazi, duke rrezikuar jetën. Në konvikt mungonte uji, ndërsa problemi kryesor ishte ushqimi. Ushqimi kryesor në menynë javore ishte fasulja, e cila i’u servirej çdo ditë fëmijëve.

thumbnail_10
“Bomba” në dhomat e nxënësve
Ekipi i Fiks Fare konstatoi se kushtet e konviktit të shkollës së mesme profesionale “Arben Broci” ishin të vështira. Disa nxënës u ankuan për mungesën e ngrohjes. Në çdo dhomë kishte bombula gazi, ndërsa nxënësit thonë se kanë shumë ftohtë dhe se bombulat i kanë shumë frikë. Nga ana tjetër, magazinieri thotë se ka të tjera bombula gazi në magazinë që janë shumë të rrezikshme. Një nga nxënësit i kërkon magazinierit një bombul, por ai i thotë se nuk ka kokë për bombulën dhe nuk ka ku ta marrë. Fiksi filmoi dhjetëra dhoma të nxënësve, ku në secilën prej tyre kishte nga një “bombë”. Gazetarët intervistuan drejtorin e Shkollës së Mesme Profesionale, i cili iu tha se nuk i’u ka ngelur gjë tjetër veçse të presin nga momenti në moment që këto “bomba” të shpërthejnë. “Nuk kemi mënyrë tjetër ngrohjeje” thotë ai.

thumbnail_20

“Përditë hamë fasule dhe pimë çaj”
Krahas problemit të ngrohjes, nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Arben Broci” ankohen edhe për ushqimin skandaloz që serviret në konvikt. Ata thonë se i’u japin përditë vetëm fasule. “Hamë përditë fasule. Kemi ndonjëherë makarona dhe në mëngjes kemi çaj e djathë” thonë ata, ndërsa shtojnë se fasulet nuk i’u janë hequr përgjatë gjithë vitit.
Nisur edhe nga kjo meny, gazetarët e Fiks Fare pyetën kuzhinieren e konviktit, të cilës i thanë përse duhet që fëmijët të kanë vetëm fasule. Ajo thotë se këto i sjellin. “Këto më sjellin, këto u gatuaj” thotë ajo. Kamera e Fiks Fare filmoi edhe drekën e nxënësve. Ata hanë fasule, ndërsa në tavolinë të binin në sy edhe gotat e kauçukut.

thumbnail_30
Gazetarët shkuan në konvikt edhe ditën tjetër. Fëmijët kishin përsëri çaj me djathë në mëngjes dhe fasule në drekë. Fiksi pyeti kuzhinieren dhe ajo u thotë që kanë edhe ëmbëlsira, fruta. “Sot qëlloi që nuk kishim” thotë ajo, ndërsa nxënësit kanë edhe ankesa të tjera, se kuzhinierja i’u merr ushqimin.

thumbnail_40 thumbnail_50

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura