Juglindja e vendit është “pushtuar” nga dëbora dhe mjegulla mëngjesin e sotëm.
Gjatë mbrëmjes së të dielës ka pasur reshje dëbore në lartësinë 1000 metra.
Trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, ndërsa në Voskopojë dhe Qarr 4 cm.
Në zonat e përfshira nga reshjet e dëborës është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugëve, të cilat janë të kalueshme pa zinxhirë.
Por shoferëve u bëhet apel të kenë kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona.
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne aksi nacional Pogradec-Maliq është përfshirë nga mjegulla e dendur.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të reduktojnë shpejtësinë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al