Miqësia e tyre u prish pas përfundimit të “BBVIP”? Ky veprim i Efit tregon gjithçka për marrëdhënien me Luiz Ejllin

Jun 5, 2023 | 12:23
SHPËRNDAJE

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli ishin ndër banorët më të fortë në “BBV”, të cilët gjatë qëndrimit në këtë shtëpi krijuan një miqësi me njëri-tjetrin.

kiara luizi efi

E teksa ishin skualifikuar nga loja, Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo u votuan nga publiku për tu rifutur sërish në këtë reality show.

Mirëpo pasi Efi rihyri në shtëpi, marrëdhënia e saj me Luizin nuk ishte e njëjtë, dhe kjo erdhi pas disa debateve të forta  që ajo pati me Kiarën dhe këngëtarin.

luiz ejlli efi dhedhes2

Megjithëse raporti mes tyre u kris, ish-banorja shpresh herë gjatë qëndrimit në shtëpi i thoshte Luizit se nuk i lejohej të jepte informacione nga jashtë, por sapo të dilte nga spektakli ai do ta kuptonte se ajo nuk ka faj.

“Kur të dalë nga këtu nuk të shikoj dot njësoj. Unë të njoh për aq tq zgjuar mendojase e kuptove. Unë nuk mundem të flas jam në situatë të vështirë. Për aq kohë që ti më njohe mua, duhet ta kesh kuptuar për cfarë e kam bërë. Kur të dolën të tërë kundër dikur, unë isha me ty. Në deklaratën për Kiarën kam folur dicka që nuk e them dot sepse mund të quhet informacion nga jashtë.”– tha Efi gjatë kohës që ishte në shtëpi.

luiz ejlli efi dhedhes1

Mirëpo një ndër pyetjet që po aludohet në rrjet pas përfundimit të “BBV” ku Luizi u shpall fitues, është nëse dyshja janë ende miq dhe komunikojnë me njëri-tjetrin.

Me postimin e fundit që ka bërë në rrjetet sociale, Efi i ka vënë ‘kapakun’ aludimeve duke deklaruar se marrëdhënia e saj me këngëtarin shkodran është rregulluar.

Ajo ka postuar në InstaStory këngën e fundit të Luizit, duke shprehur suportin e saj, ndërsa krahas videos ka vendsur një emoji me flakë, duke treguar se kënga e tij “është zjarr”.

      
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura