Ministri Mete takon Menaxherin e Bankës Botërore: Diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit për zgjerimin e aksesit në financë. Ja për çfarë ramë dakord

Jan 30, 2024 | 18:22
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave, Ervin Mete, ka zhvilluar një takim me Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, së bashku me ekipin e BB për Sektorin Financiar.

ervin mete

Në takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe asistencës së Bankës Botërore në drejtim të zgjerimit të aksesit në financë, me fokus zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).

Palët theksuan rëndësinë e rritjes së edukimit financiar dhe aksesit në financë, si dhe ranë dakord të vijojnë diskutimet në drejtim të gjetjes së mundësive për të lehtësuar financimin për fermerët dhe NMVM-të.

Lidhur me këtë, palët diskutuan rreth instrumenteve alternative të financimit, si edhe mundësitë për zgjidhje inovative për mobilizimin e financave të gjelbra dhe digjitale.

Në lidhje me edukimin financiar, në takim u theksua rëndësia e zbatimit të programeve gjithëpërfshirëse të edukimit financiar të përshtatura posaçërisht për fermerët dhe NMVM-të.

Përmes këtyre programeve synohet rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive financiare për të marrë vendime të informuara financiare.

Në takim u diskutua gjithashtu mbi përdorimin e mjeteve dhe instrumenteve të gjelbra, si “bondet e gjelbra” si mundësi financimi për të mbështetur projekte të qëndrueshme në peshkim, pylltari e bujqësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura