Milani u turpërua në derbin e Madoninës, media italiane zbardh të ardhmen e Stefano Piolit

Sep 18, 2023 | 11:28
SHPËRNDAJE

Milan pësoi një goditje të fortë në derbin ndaj Interit që tronditi jo pak ambientin kuqezi. pioli-600x339

“Shuplaka” që kuqezinjtë morën, nuk është e lehtë për t’u përtypur, por për momentin pankina e Stefano Pioli është e sigurt. në krye të “djallit”.

E përditshmja italiane”Corriere dello Sport” shkruan se: “Pioli është i blinduar, gëzon besimin e plotë të stafit drejtues. Në Milanelo zbritën drejtuesit e klubit të cilët zhvilluan një takim kokë me kokë më trajnerin Pioli dhe pjesën tjetër të stafit, analizuan motivet e humbjes së rëndë në derbi.

Në përfundim, Pioli mori edhe një herë besimin e stafit pasi ishte njeriu kryesor që përfundoi nën akuzë pas turpërimit të pësuar. Sigurisht, kërkohet një reagim i shpejtë duke nisur nga sfida e së martës në Champions League ku presin Njukasëllin në “San Siro”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura