“Me vlerë 80 milion dollarë” – Ushtrisë amerikane i humb avioni ushtarak, kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij

Sep 18, 2023 | 20:56
SHPËRNDAJE

Ushtria amerikane ka kërkuar ndihmë për të lokalizuar një prej avionëve të saj luftarakë F-35 me vlerë 80 milionë dollarë, i cili ka humbur, pasi piloti u hodh me parashutë teksa fluturonte.

avion

Mësohet se avioni u zhduk të dielën pasdite kur piloti po fluturonte mbi Karolinën e Jugut, ndërsa më pas u hodh në rrethana ende të paqarta nga mjeti fluturues.

Zyrtarët thanë se po fokusonin kërkimin e tyre për avionin F-35B Lightning II rreth dy liqeneve në veri të qytetit të Charleston.

Bazuar në vendndodhjen e fundit të ditur të avionit, autoritetet po vijojnë kërkimet pranë liqenit Moultrie dhe liqenit Marion.

Avioni është një avion stealth, që do të thotë se trupi i tij, sensorët dhe sistemet janë krijuar për të funksionuar të pazbuluar nga radarët ajrorë.

F-35B Lightning II, mësohet se është një avion i krijuar nga kompania “Lockheed Martin”, i cili kushton plot 80 milionë dollarë dhe është një ndër më të avancuarit në luftën ajrore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura