Martohet ministrja e ardhshme e Integrimit, Klajda Gjosha

Aug 31, 2013 | 13:02
SHPËRNDAJE

Klajda Gjosha, ministrja e Integrimit Europian në Qeverinë e re shqiptare 2013-1017, martohet sot në mbrëmje, në një ceremoni private në Pezë, që organizon sot me miqtë dhe shoqërinë e saj të ngushtë. Sipas burimeve tona, 30-vjeçarja Gjosha lidh kurorë sot me bashkëshortin e saj, Adrianin, me profesion ekonomist, pas një lidhjeje 15-vjeçare. Politikanja nuk ka preferuar të publikojë asnjë foto në media deri tani me bashkëshortin e saj, duke e konsideruar jetën e saj jashtë politikës si shumë private.

Ministrja e Qeverisë së re ka vendosur ta hedhë këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj me ndryshimin e statusit “ E martuar”, disa ditë para fillimit të punës në qeveri. Ndërkohë që në dasmën e saj nuk do të ketë asnjë të ftuar politikan, pasi miqtë e saj më të afërt, mesa duket, janë jashtë këtij rrethi të karrierës së saj. Deri tani, Klajda ka provuar postet si ish-zv.ministre në Ministrinë e Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, duke qenë njëkohësisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryetare e Gruas në LSI.

Ajo është larguar në moshën 15-vjeçare nga Shqipëria drejt Anglisë, për të qëndruar atje 8 vjet. Pasi mbylli dy vitet e mbetura të gjimnazit, nisi shkollën e lartë dhe u diplomua shkëlqyeshëm për “Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”. Më pas përfundoi edhe masterin për “Studime Europiane” po atje, dhe po me rezultate të shkëlqyera.

Ajo u kthye në Shqipëri me një eksperiencë të mirë pas praktikës studimore që mundi të përqafojë në zyrat e eurodeputetes gjermane Doris Pack. Teksa takimi me Ilir Metën dhe LSI-në në vitin 2008 e bëri të rikthehej përfundimisht në Shqipëri për të nisur një jetë të re, me karrierë politike. Njohja 15-vjeçare me Ardianin e mbajti të gjallë lidhjen e tyre falë studimeve në të njëjtin vend, ku bashkëshorti u diplomua për “Financë”. Panorama PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura