Maqedonia “zhbllokon” eksportin e perimeve shqiptare. Të parrezikshme për shëndetin

Jun 9, 2015 | 9:30
SHPËRNDAJE

Maqedonia ka hequr bllokimin që u kishte bërë disa ditë më parë perimeve që vinin nga Shqipëria. Në fillim u tha se perimet shqiptare ishin të ndotura me kimikate, mirëpo tashmë, pas analizave laboratorike, rezulton se perimet shqiptare nuk janë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

Foto Ilustruese

Ministria e Bujqësisë, përmes një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se, analizat e kryera kanë konfirmuar cilësinë e padiskutueshme të perimeve. “Analizat përjashtuan praninë e ndotësve kimikë tek perimet. Prodhimi organik është përparësia jonë”, thuhet në komunikatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura