Magazinonin dhe shpërndanin mallra të kontrabanduara, dy punonjës së postës në pranga. Sekuestrohen pako në vlerën e 15 mijë eurove

Sep 19, 2023 | 13:31
SHPËRNDAJE

 

Dy punonjës të një poste private janë vënë në pranga pasi magazinonin dhe shpërndanin mallrat ë kontrabanduara.

1a332a05-0161-4fba-9883-0dc41dbab81d

Në kuadër të operacionit “Delivery” për goditjen e mallrave të kontrabanduar, dy shtetasit 28- vjeçarë me inicialet Xh. Z., dhe F. B., banues në Tiranë, u arrestuan pas kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S..

Sipas të dhënave nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në kërkim është shpallur edhe administratori i postës me iniciale L. S., banues në Tiranë.

Të dhënat nga operacioni:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Delivery 2”, për goditjen e kontrabandës së mallrave. Vihen në pranga 2 shtetas, punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara.

Shpallet në kërkim administratori i kësaj poste. Sekuestrohen 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Delivery 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura