“Lumja ti moj Korçë lule”, Presidenti Meta reciton vargjet e Naimit në mes të dëborës (VIDEO)

Jan 21, 2022 | 16:43

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke recituar disa vargje të Naim Frashërit në mes të dëborës.


Bëhet fjalë për një poezi që Naim Frashëri ia kushtoi hapjes së mësonjëtores shqipe në Korçë.

Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua”, reciton Meta.

Ndërkohë kreu i shtetit e shoqëron videon me mbishkrimin:“Bardhësi dhe mbarësi përherë për Korçën, të parën lule!”.

© Panorama.al

Te lidhura