Luizi flet për marrëdhënien me Kiarën: Kur nuk e marr në koncert më thonë që jam ndarë. Sqaron kritikat ndaj konkurrenteve të Për’puthen

Jun 9, 2023 | 19:36
SHPËRNDAJE

Luiz Ejlli ka folur ditën e sotme për raportin e tij me Kiara Titon dhe lajmet e shumta në media rreth marrëdhënies së tyre.

1680772247_luizi

Teksa ishte i ftuar në rolin e opinionistit në Për’puthen, ai u shpreh se sa herë shfaqet në koncert për Kiarën, merr kritikat nga fansat dhe nisin aludime për ndarjen mes tyre.

“Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri. Fjalët do jenë gjithmonë. E rëndësishme është të harroni kamerat kur shikoni njëri tjetrin në sy. Do jetë shumë vështirë por përfundimi do ia vlejë.

Unë nuk është se jam fort njeri i rrjeteve sociale dhe nuk ndikohem shumë. Dola në koncert më thanë pse nuk e ke marrë Kiarën me vete kur e mora Kiarën më thanë e mori pse i thamë ne. Nuk mund t’ia bësh qejfin të gjithë njerëzve”, u shpreh ai.

Më tej ai sqaroi edhe komentet ndaj vajzave që kanë qenë pjesëmarrëse në edicionet e shkuara të “Për’puthen”.

“Unë deri dje jam mbajtur mend si Luizi i Etheve, Sot mbahem mend si Luizi i Big Brother. Do të thotë që mos mbaro me aq. Unë në kuptim e kisha mos ngec aty. Kjo është si tip trampoline. Iku ajo mbaroi u mbyll”, deklaroi Luizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura