Lufta në Ukrainë/ 16 të vdekur dhe 20 të plagosur nga një sulm rus në rajonin e Donetskut, Zelensky: Kjo e keqe duhet të mposhtet sa më shpejt

Sep 6, 2023 | 15:21
SHPËRNDAJE

Një raketë ruse ka goditur një treg në qytetin Kostiantynivka të rajonit lindor Donetsk, duke vrarë 16 persana, mes të cilëve ka qenë edhe një fëmijë.

ukraine

Sipas një deklaratë të kryeministrit ukrainas, Denys Shmyhal, mësohet se krahas numrin të viktimave, të paktën 20 të tjerë raportohet se janë plagosur.

“Të paktën 20 persona janë plagosur. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe miqtë”, tha ai në Telegram .

Sipas CNN, raketa ruse S-300 ka rënë në një treg në mes të qytetit Kostiantynivka, pranë një qendre tregtare.

Ndërkohë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar sulmin si “çnjerëzor”, duke thënë se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet.

“Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura