VIDEO/ Rastet e shumta të kuqezinjve nuk shpërblehen, Milani ndan pikët me Newcastle në një barazim pa gola

Sep 19, 2023 | 20:43
SHPËRNDAJE

Milani dhe Njuaksëlli kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në “San Siro”, e vlefshme për Grupin F të Champions-it.

tonali krunic

Kuqezinjtë ishin më kërkues nga fillimi deri në fund, duke provuar herëë pas here drejt portës së Nik Pop, por gardiani anglez arriti të mbante portën e paprekur.

Nga ana tjetër “qymyrxhinjtë” tentuan të surprizojnë me kundërsulme, të cilat u mbyllën mirë nga mbrojtja kuqezi.

Kështu Milani dhe Njukasëlli e nisin këtë aventurë në Champions me nga një pikë secila.

REZULTATI:

MILAN 0-0 NJUKASËLL

NGJARJET KRYESORE:

90+7′ Mbyllet sfida në barazim!

90+5′ Longstaf lëshon një gjuajtje nga distanca, e cila ndalet mrekullisht nga Sportielo. (VIDEO)

90+2′ Reijnders gjuan nga ditanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

90+1′ Zëvendësim te Njukasëlli. Largohet Isak dhe në vendin e tij futet Barns.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Kruniç shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

88′ Zhiru provon me një gjuajtje nga distanca, e cila ndalet pa probleme nga Pop.

83′ Zhiru proteston për një faull dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

82′ Musah shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Zëvendësim i detyruar për Milanin. Largohet Menja i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Sportielo. (VIDEO)

73′ Zëvendësim te Njukasëlli. Largohet mes duartrokitjeve Sandro Tonali dhe në vendin e tij futet Anderson. (VIDEO)

72′ Loftus-Çik largohet i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Musah.

64′ Reijnders hyn bukur drejt zonës dhe godet, por Nik Pop arrin ta ndalë.

63′ Zëvendësim i dyfishtë te Njukasëll. Largohen Gordon dhe Mërfi, në vendet e tyre futen Almiron dhe Uillson.

61′ Dy zëvendësime të tjera te Milani. Largohen Pobega dhe Çukvueze, në vendet e tyre futen Reijnders dhe Pulisiç.

49′ Shar shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Zëvendësim te Milani. Largohet Kalabria dhe në vendin e tij futet Florenzi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë pa asnjë minutë shtesë!

41′ Mërfi godet nga distanca, me topin që shkon shumë larg kuadratit.

33′ Pobega lëshon një gjuajtje brenda zonës, por Mërfi arrin ta largojë në vijën fatale.

32′ Teo hedh një top në zonë që gjuhet nga Zhiru, por sulmuesi francez nuk gjen kuadratit.

19′ Kruniç hedh një krosim drejt zonës, me Teon që godet me kokë, por është sërish Pop që i mohon golin kuqezinjve. (VIDEO)

18′ Kruniç godet nga distanca, por Nik Pop arrin ta ndalë duke e çuar në goditje këndi.

14′ Zhiru provon brenda zonës dhe Pop tregohet sërish i vëmendshëm duke i mohuar golin kuqezinjve. (VIDEO)

13′ Pobega provon me të majtën dhe ndalet nga Pop. Më pas Leao hedh një krosim drejt Çukvuezes, i cili gjuan me kokë, por ndalet sërish nga Pop.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

milan njukasell

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura