Ligji i ri, gjobë kompanive që nuk krijojnë kushtet për “spiunët”

Jan 5, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Çdo institucion që ka mbi 100 punonjës dhe çdo biznes privat që ka mbi 80 të punësuar, do të detyrohet me ligj që të krijojë një njësi të posaçme për “spiunët”, të cilët do të kenë si detyrë të denoncojnë shefat e tyre për rastet e korrupsionit.

rama tatimetQeveria ka depozituar në Parlament një projektligj, me të cilin u jep mbrojtje ligjore “sinjalizuesve”, ose siç njihen në zhargonin e përditshëm spiunët.

Këta të fundit do të fitojnë statusin e veçantë të sinjalizuesit në rast se do të denoncojnë pranë njësisë së posaçme që do të krijohet për raste kur eprorët e tyre, kompania apo institucioni që ata punojnë, kryen shkelje të ligjeve në fuqi.

Me projektligjin e ri, veç institucioneve shtetërore, të cilat do të synojnë luftën ndaj korrupsionit, njësia e posaçme do të krijohet edhe te bizneset private.

“Panorama” shkruan sot se bizneset do të rrezikojnë deri në 100 mijë lekë gjobë në rast se nuk e krijojnë këtë strukturë pas hyrjes në fuqi të ligjit të qeverisë.

12

Lajmin e plote nga Fation Binjaku e lexoni sot ne “Panorama” print 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura