Skandal me gjykimin te Kukësi-Skënderbeu. Salihi gris kartonin e kuq (Shikoni videon)

May 21, 2017 | 8:50
SHPËRNDAJE

Është ndërprerë ndeshja Kukësi-Skënderbeu që po luhej në qytetin verilindor dhe që është përcaktuese për titullin.

Pas kartonin të kuq të Micit në pjesën e parë dhe pas penalltisë në favor të Kukësit, lojtarët e Skënderbeut nuk janë përmbajtur më kur gjyqtari Enea Jorgji ka nxjerrë kartonin e verdhë për simulim ndaj Latifit që u pengua në zonën e Kukësit.

Lojtarët e Skënderbeut nuk janë përmbajtur dhe kanë sulmuar Jorgjin dhe ky i fundit ka nxjerrë të kuq për Osmanin dhe Salihin.

Sulmuesi shkodran i ka rrëmbyer kartonin nga dora dhe e ka griosur. Ndeshja është ndërprerë per disa minuta dhe ka nisur serish.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura