Do të njihet me masën e sigurisë, mbërrin në GJKKO ish-kryebashkiaku Vangjush Dako

Jun 8, 2023 | 9:36
SHPËRNDAJE

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë.

Vangjush Dako u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për dy çështje të ndara, dhënia e lejes së ndërtimit kateve shtesë në një pallat në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar, si dhe tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare.

Janë dy faktet penale për të cilat SPAK ka gjetur të implikuar Dakon, gjatë kohës që mbante postin e kreut të Bashkisë Durrës.

Ai akuzohet se dha leje ndërtimi të kateve shtesë të një pallati 11 katësh në qytetin bregdetar, godinë që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019.

Gjithatu akuzohet se i shkaktoi buxhetit të Bashkisë Durrës një dëm ekonomik prej 18.000.000 (tetëmbëdhjetë milion) Lekë, duke dhënë një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”  me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.

Lexoni edhe: Lejet e pallatit dhe marrja e parave për shëtitoren që nuk u bë kurrë/ SPAK: Ja dy faktet penale që prangosen ish-kreun e Bashkisë, Vangjush Dako

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura