Shkëmbim me armë zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë, një grup i trafikut të qenieve njerëzore përplaset me policinë, 6 të arrestuar

May 26, 2023 | 9:41
SHPËRNDAJE

Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur në kufirin Shqipëri-Kosovë, mes një grupi trafikantësh të qenieve njerëzore dhe policisë.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton se nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka të lënduar.

Ndërkohë, janë arrestuar 6 shtetas siriane të cilët dyshohen se merreshin me trafik qeniesh njerëzor, ndërkohë që një person ka arritur që të arratiset.

Mes të tjerash raportohet se sirianet kanë qenë të pajisur me armë zjarri të llojit pistoletë. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura