Maxhoranca socialiste ka votuar ditën e sotme shkarkimin e Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, dhe emërimin në vendin e saj, të Ervin Metes.
Ibrahimaj u shkarkua me 105 vota pro, dhe asnjë votë kundër.
Ndërkohë që Ervin Mete mori në total 74 vota pro dhe 30 vota kundër. Ne momentin e votimit te Ervin Metes ne kamera eshte pare duartrokitja e Delina Ibrahimajt, e cila e ka uruar per detyren e re: “Urime!”
Nderkohe qe po diten e sotme, Delina Ibrahimaj ështe emeruar si ministre e shtetit per mbrojtjen e Sipermarrjes, post qe e mbante Edona Bilali.
Per kete votim, Brahimaj mori 73 vota pro dhe 30 kunder te deputeteve te opozites ne salle.
Shkarkimi i Delinda Ibrahimajt, si ministre e Financave
105 pro
0 kundër
Ervin Mete, ministër i Financave
74 pro
30 kundër
Emërimi i Delinda Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
73 pro
30 kundër
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al