Plagoset me thikë i riu në Tiranë, policia arreston autorin. Ja si ndodhi ngjarja në kryeqytet

Jun 8, 2023 | 17:29
SHPËRNDAJE

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se një i riu 17-vjeçar është konfliktuar me një 20-vjeçar dhe më e pas e ka goditur atë me thikë.

policia-11

Pas  ngjarjes policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar thikën e përdorur prej tij. Nga ana tjetër 20-vjeçar është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet mjeti prerës (thika) e përdorur nga autori gjatë krimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, banues në Tiranë.

17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura