I publikoi foto intime, e reja u hodh nga ballkoni dhe ndërroi jetë, policia zbardh ngjarjen! Arrestohet personazhi i tik tok-ut (EMRI)

Feb 12, 2024 | 8:35
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e Kamzës, ku një 27-vjeçare u hodh nga tarraca e pallatit ku jetonte me qira dhe për pasojë ndërroi jetë.

policia-vlore-1024x572-1-1

Sipas policisë, shkak ka qenë publikimi i fotove intime nga një 39-vjeçar, i cili u vu në pranga.

39-vjeçari i arrestuar është shtetasi Altin Çoku, personazh i njohur i tik tok, i cili akuzohet për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.

Ditën e djeshme policia raportoi se e reja kishte rënë nga kati i katërt i ballkonit të banesës ku jetonte me qira, por sot ngjarja ka marrë një tjetër kthesë.

Njoftimi: 

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura