Avokati Genc Gjokutaj, tjetër kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës: Është shkarkuar nga Berisha në ’96….

Nov 8, 2023 | 11:52
SHPËRNDAJE

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka depozituar një tjetër kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës si gjyqtare e çështes “Partizani” që po heton ish-kryeministrin.

Përfaqësuesi ligjor, Genc Gjokutaj deklaroi se gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në 1996 në cilësinë e kryetarit të KLD-së, si President i vendit. “Absolutisht ajo ka detyrë të heqë dorë”- u shpreh Gjokutaj.

“Ne filluam seancën me pak vonesë pasi gjykata ishte në një gjykim tjetër, bëmë kërkesë paraprake për përjashtimin e gjyqtares Irena GJoka. Është depozituar kërkesa. Është ndërprerë seanca për t’u shqyrtuar kërkesa për përjashtim dhe për të na dhënë një kopje të akteve të prokurorisë në lidhje me objektin e kërkimit.

Seanca është shtyrë për orën 15:30 dhe do ju themi çfarë u bë dhe argumentet.

Absolutisht ajo ka detyrë të heqë dorë, por nuk e bëri këtë veprim pasi në ’96 kjo gjyqtare është shkarkuar nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë i asaj kohe, i cili kryesohej nga Berisha në cilësinë e kryetarit të KLD-së si President i Republikës”, tha Gjokutaj.

Avokati theksoi se kanë kërkuar shuarje të masës ndaj ish-kryeministri Berisha pasi sipas tij gjykata nuk ka zbardhur vendimin dhe për pasojë nuk ka bërë ekzekutimin.

Seanca është shtyrë për shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtares dhe do të rinisë në orën 15:30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura