Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, gjatë telefonatës, Sunak i tha udhëheqësit ukrainas se Britania do të “vijonte përparimin” me vendet e G20 për tejkalimin e bllokadës së grurit nga Rusia në Detin e Zi.
Një zëdhënës i Doëning Street tha: “Presidenti Zelenskyy përsëriti kërkesat ushtarake të Ukrainës, dhe kryeministri premtoi mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar, duke përgëzuar forcat e armatosura të Ukrainës për përparimin e tyre në fushën e betejës.
Ata diskutuan gjithashtu ndikimin e bllokadës së vazhdueshme të grurit nga ana e Putinit në Detin e Zi, si në Ukrainë ashtu edhe për furnizimet ushqimore në mbarë botën.
Sunak u angazhua për të nxitur punën me vendet e G20 për të anashkaluar bllokadën e Rusisë dhe për të siguruar që vendet e cënueshme të kenë akses në dërgesat jetike të grurit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.alI spoke with @RishiSunak.
We focused on the Black Sea grain exports. Ukraine has already successfully used an alternative route. We need partners to help us strengthen the air defense of the Odesa region.
I thanked the UK for its firm support, including crucial military aid.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 7, 2023