Kremlini: Për momentin është e pamundur që Rusia të kthehet në marrëveshjen e grurit në Detin e Zi

Jul 25, 2023 | 12:48
SHPËRNDAJE

Zyrtarë të Kremlinit kanë deklaruar se për momentin është e pamundur që Rusia të kthehet në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

3418810

Sipas mediave të huaja, marrëveshja, e cila u ndërmjetësua për herë të parë vitin e kaluar, kishte mundësuar eksportin e sigurt të grurit nga portet e bllokuara të Ukrainës, por Rusia u tërhoq prej saj javën e kaluar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ky pakt ka dështuar në zbatimin e masave në interes të Moskës.

Megjithatë, ai tha se Vladimir Putin e kishte bërë të qartë se marrëveshja mund të rikthehej nëse pjesa e përqëndruar në Rusi e marrëveshjes do të respektohej.

Peskov tha se do të ishte e rëndësishme që Rusia të diskutonte furnizimet me grurë me vendet afrikane në një samit Rusi-Afrikë më vonë këtë javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura