Koreja e Veriut ndërton ‘murin’ kufitar me Korenë e Jugut!

Jun 21, 2024 | 7:50
SHPËRNDAJE

Koreja e Veriut po ndërton pjesë të asaj që duket të jetë një mur në disa vende pranë kufirit të saj me Korenë e Jugut, sipas disa imazheve të reja satelitore të publikuara nga BBC.

34

Imazhet tregojnë gjithashtu se toka brenda Zonës së Çmilitarizuar (DMZ) është pastruar, gjë që ekspertët thonë se mund të jetë një shkelje e armëpushimit të gjatë me Korenë e Jugut.

DMZ është një zonë sipërfaqe 4 km e gjerë midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, të cilët janë ende teknikisht në luftë duke mos nënshkruar kurrë një traktat paqeje. DMZ është e ndarë në dysh, me secilën anë të kontrolluar nga kombet përkatëse.

Ky aktivitet i fundit është “i pazakontë”, sipas ekspertëve, dhe vjen në një kohë të tensioneve në rritje mes dy vendeve.

“Në këtë pikë, ne vetëm mund të spekulojmë se Koreja e Veriut po kërkon të forcojë praninë e saj ushtarake dhe fortifikimet përgjatë kufirit”, raporton gazetari Shreyas Reddy.

3

BBC publikoi imazhe satelitore me rezolucion të lartë të një shtrirjeje 7 km të kufirit si pjesë e një projekti për të parë ndryshimet që Koreja e Veriut po bënte në zonë.

Këto imazhe duket se tregojnë të paktën tre seksione ku janë ngritur barriera pranë DMZ, duke mbuluar një total prej rreth 1 km afër skajit lindor të kufirit.

Është e mundur që të ketë pasur ndërtime të mëtejshme të pengesave përgjatë pjesëve të tjera të kufirit.

Data e saktë e fillimit të ndërtimit është e paqartë për shkak të mungesës së imazheve të mëparshme me rezolucion të lartë në zonë. Megjithatë, këto struktura nuk ishin të dukshme në një imazh të kapur në nëntor 2023.

“Vlerësimi im personal është se kjo është hera e parë që ata kanë ndërtuar një pengesë në kuptimin e ndarjes së vendeve nga njëri-tjetri,” tha për BBC Dr Uk Yang, një ekspert ushtarak dhe i mbrojtjes në Institutin Asan të Seulit për Studime Politike.

ws

“Në vitet 1990, Koreja e Veriut kishte ngritur muret antitank për të penguar avancimin e tankeve në rast se do të shpërthente lufta. Por kohët e fundit, Koreja e Veriut ka ngritur mure 2-3 metra të larta dhe ato nuk duken si muret antitank”, thotë Dr Yang.

“Forma e mureve tregon se ato nuk janë vetëm pengesa [për tanket], por synojnë të ndajnë një zonë”, shton Dr Yang, i cili shqyrtoi imazhet satelitore.

Ekzistojnë gjithashtu dëshmi të pastrimit të tokës brenda anës së Koresë së Veriut të DMZ.

5

Imazhet më të fundit satelitore të skajit lindor të kufirit tregojnë atë që duket të jetë një rrugë hyrëse e krijuar rishtazi.

Një zyrtar nga Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) tha në një intervistë të kohëve të fundit se ushtria kishte identifikuar aktivitete të vazhdueshme në lidhje me “përforcimin e rrugëve taktike, vendosjen e minave dhe pastrimin e tokave”.

“Pastrimi i tokës mund të synohet si për aspektet ushtarake ashtu edhe për ato joushtarake”, thotë Prof Kil Joo Ban, profesor i sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Koresë.

“Ai lejon që postet e vëzhgimit të vendosen lehtësisht,” thotë ai “që Koreja e Veriut të monitorojë aktivitetet ushtarake në Korenë e Jugut” dhe të dallojë “dezertorët që përpiqen të kalojnë kufirin për në Korenë e Jugut”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura