Kievi do të përdori raketat Storm Shadow në Rusi? Kremlini reagon pas sinjaleve të kryeministrit të Britanisë së Madhe: Është e papërgjegjshme

Jul 10, 2024 | 11:26
SHPËRNDAJE

Kremlini është përgjigjur pasi Sir Keir Starmer sinjalizoi se Ukraina mund të përdorë raketat Storm Shadow të furnizuara nga Britania e Madhe për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë (shih postimin e mëparshëm).

sORTM

I pyetur për mendimet e tij mbi komentet e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha “nëse është e vërtetë”, atëherë “ky është një tjetër hap i papërgjegjshëm drejt rritjes së tensionit dhe përshkallëzimit të situatës”.

Duke sinjalizuar se Rusia do të përgjigjet nëse Britania e Madhe do të lejonte përdorimin e raketave të saj në territorin rus, Peskov tha: “Ne do të regjistrojmë me kujdes gjithçka dhe do të marrim masa”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura