KATEGORIA E PARË/ Elbasani dhe Vora tregojnë forcën, fitoret i bashkojnë me grupin e kreut

Sep 18, 2023 | 18:10
SHPËRNDAJE

Elbasani dhe Vora u janë bashkuar sot grupit të skuadrave pretendente përngjitjen në Superiore falë fitoreve që kanë siguruar në ndeshjet përkatëse në kampionat.

kategoria-e-pare-1

Elbasanit i ka mjaftuar një gol i Abaz Karakaçit në fundin e pjesës së parë për të fituar në transfertë përballë Lushnjës dhe duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, i bashkohet Apolonisë dhe Besës.

Vetëm një pikë më pas i ndjek Vora, e cila ka mundur me shifrat 3-1 në shtëpi Burrelin, duke lënë pas zhgënjimin e javës së kaluar pikërisht përballë Elbasanit.

REZULTATET

LUSHNJA 0–1 AF ELBASANI

Karakaçi 45′

VORA 3–1 BURRELI

Qardaku 5′, Avdiu 14′, Raboshta 77′ / Fetaj 69′

FORMACIONET ZYRTARE:

LUSHNJA – AF ELBASANI

LUSHNJA: Alimuçaj, E. Magani, Kasmollari, Disha, Ajinde, Muça, Leo Valentin, Levendi, Kananaj, Camko, Preknicaj.

Trajner: Gugash Magani

AF ELBASANI: Kuka, Lleshi, Pere, Telushi, Idrizaj, Karakaçi, Hasani, Ivan, Kasa, Hoxhaj, Greca.

Trajner: Nevil Dede

VORA – BURRELI

VORA: Ruçi, Tabaku, Gaio, Ismaili, Shani, Meta, Sefa, Avdiu, Qardaku, Raboshta, Dalipi.

Trajner: Artan Mërgjyshi

BURRELI: Çili, Fetaj, Dikson, Dedgjonaj, Kastrati, Stana, Xhoel, Koleci, Ferruku, Justin, Pedro.

Trajner: Dorjan Bubeqi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura