Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn: Europianin po e pres duke luajtur shah

Jun 16, 2024 | 17:56
SHPËRNDAJE

Anglia i ka shpresat tek ai në sulm. Dhe golashënuesi kryesor, Herri Kejn, tregon sesi po i përjeton këto ditët e fundit përpara nisjes së turneut.

kejn

 

“Unë përdor sportin e shahut për ta stakuar mendjen. Është një sport truri. Ti duhet të jesh i përqendruar në çdo moment, në çdo lëvizje”, tha kapiteni për revistën “GQ Germany”. “Me Kimishin kemi luajtur disa herë, por Koman është më i miri. Megjithatë, golfi është sporti që më largon të gjithë stresin dhe nervat që vijnë nga futbolli.

Unë nuk do ta përjashtoja Gjermaninë nga gara për të fituar turneun. Kur luan në shtëpi kjo e bën pak më speciale dhe motivuese për t’ia dalë. Kështu që unë s’do ta përjashtoja për asnjë moment Gjermaninë nga suksesi në këtë turne”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura