“Ka dy vite që PD është në pikën më kritike”- Deputetja demokrate në Panorama TV: Përçarja e dëmtoi, bashkimi të mos jetë mekanik

Jun 1, 2023 | 12:31
SHPËRNDAJE

Deputetja demokrate, Oriola Pampuri, është shprehur se PD është në pikën e saj më kritike prej 2 vitesh.

E ftuar në Panorama Tv, ajo shprehur bindjen se PD do të bashkohet dhe se ka ardhur koha që të shihen më interesat personale.

Pampuri theksoi se “përçarja e dëmtoi në mënyrë të jashtëzakonshme. Duhet të bëhet gjithçka për tu mbledhur tek kjo logo, por jo me bashkime mekanike”.

“Jam e bindur se do të bashkohet PD, s’mund të vendosen interesat personale para atyre të demokratëve.

Kjo familje duhet të mblidhet në shtëpi, të marrë çdo vendim dhe në këtë mënyrë është më efektive. Kur të zgjidhjet lideri, lidershipi, forumet, do shpaloset një platformë e qartë. Ky është bashkimi, nuk ka bashkime mekanike.

Nuk është koha që të shohin interesat personale.

Ka dy vite që PD është në pikën e saj më kritike. Përçarja e dëmtoi në mënyrë të jashtëzakonshme. Duhet të bëhet gjithçka për tu mbledhur tek kjo logo, por jo me bashkime mekanike”, tha deputetja demokrate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura