Janë martuar në fshehtësi? Dj Dagz rrëfen planet për dasmën me Einxhel Shkirën dhe bashkëjetesën në Kosovë

Sep 18, 2023 | 12:07
SHPËRNDAJE

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u njohën në shtëpinë e Big Brother Vip1, ku midis tyre lindi një histori dashurie.

enixhel shkira dj dagz

Edhe pse kishte shumë skeptikë mbi marrëdhënien e çiftit, Dj dhe moderatorja e njohur treguan se dashuria e tyre ishte e vërtetë dhe jo një lojë brenda BBV.

Çifti janë prindër të një djali, Trev, dhe së fundmi kanë nisur bashkëjetesën në Kosovës, pasi Einxhel është zhvendosur atje.

einxhel shkira1

Gjatë një interviste, Dj Dagz ka treguar se me Einxhel ende nuk janë martuar dhe planifikojnë të bëjnë një dasmë pasi të rritet djali i tyre.

einxhel shkira

“Nuk jemi martuar në fshehtësi sepse nuk besoj as që mund ta bëj në fshehtësi, çdo detaj del në media. Dasmën se kam shumë qejf, nuk jam tip dasmë. Por Einxhel e ka shumë qejf dhe nëse ajo e dëshiron patjetër. Nuk është se nuk e kemi menduar, por duke qenë se Trevi ka ardhur në jetë 8 muaj më parë, duam që edhe ai të jetë pak më i madh e të jetë një dasmë që ta kemi përjetë.

Kemi 1 muaj që jemi zhvendosur për të jetuar në Kosovës, ajo po punon përmes telefonit. Unë kam qejf që të punojë në Kosovë, sepse dua ta kem afër. Puna na ka sjellë të jetojmë në Kosovë”, tha ai.

einxhel shkira2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura