Ishte mbyllur brenda në banesë, gjendet pa shenja jete 67-vjeçari në Gjirokastër (EMRI)

Jun 16, 2024 | 19:01
SHPËRNDAJE

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në lagjen Dunavat në Gjirokastër.

Banesa ku u gjet i pajete i moshuari
Banesa ku u gjet i pajete i moshuari

Policia mori njoftimin në orën 17:58 se në lagjen Dunavat pranë furrës së bukës një person është i bllokuar brenda në banesë dhe nuk përgjigjej thirrjeve.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe PMNZSH me 4 efektive.

Pasi shkuan ne vendngjarje dhe u bë e mundur hapja e derës së banesës u konstatua se personi i mbyllur brenda ishte një burrë me emrin Sherif Dumi, 67 vjeç, i cili u gjend në dysheme të dhomës së tij i pajetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura