Ish-missi shqiptar rrëfen marrëdhënien treshe: Është e thjeshtë, nuk mërzitesh asnjëherë

Jul 30, 2017 | 17:13
SHPËRNDAJE

Kohët e fundit , Egla Harxhi u bë shumë popullore në mediat rozë për marrëdhënien e saj me një femër dhe një mashkull, të cilët janë një familje dhe do të rrisin një fëmijë. Kompleksiteti i karakterit si dhe familja e veçantë në të cilën ajo do të kalojë jetën e saj, e bëjnë Eglën ndoshta femrën më të komentuar në vendin tonë.
E ftuar në Thumb, Egla ka treguar më shumë rreth marrëdhënies së saj me dy personat e tjerë duke shuar paksa edhe kuriozitetin e njerëzve që ju duket e çuditshme.

5-28

“Unë mendoj se është e thjesht të mbahet një marrëdhënie treshe sepse vetë fakti kur mendon një marrëdhënie tradicionale me dy persona nuk është e thjeshtë ta mbash. Në rastin tim treshe është e thjeshtë sepse nuk mërzitesh asnjëherë. Ka shumë gjëra për të qeshur, ka shumë gjëra për të bërë. Nëse njëri është i mërzitur, dy të tjerët krijojnë harmoni. Nëse ka debat krijohet një lloj balance për të neutralizuar debatin dhe gjithmonë njëri është ekuilibër dhe balancë shumë e mirë në marrëdhënie”, u shpreh Egla.

2-238 3-40

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura