I rrethuar nga policia, me shapka dhe pantallona të shkurtra. Momenti i arrestimit të 42-vjeçarit që plagosi me pistoletë efektivin e “Shqiponjave”

Sep 21, 2023 | 21:01
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili një ditë më parë (më 20 shtator) plagosi me pistoletë efektivin Edlir Alleshi.

Klered Bozhanaj

Në pamjet që ka shpërndarë vetë policia, 42-vjeçari shihet i rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa shfaqet me shapka dhe pantallona të shkurtra.

Policia i sekuestroi edhe pistoletën me të cilën tentoi të vrasë efektivin.

Njoftimi i policisë

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura