I akuzuar për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku ukrainas i Odesës

May 4, 2023 | 19:19
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Odesës, Hennadii Trukhanov, është arrestuar në lidhje me një hetim kundër korrupsionit.

kyugfl

Sipas mediave të huaja, lajmin e kanë bërë të ditur prokurorët kundër korrupsionit.

Trukhanov ka qenë nën hetim që nga viti 2017 mbi akuzat për “përvetësim të fondeve publike”, të cilat ai i ka mohuar.

Volodymyr Zelensky ka nisur një luftë të hapur kundër korrupsionit brenda Ukrainës, e cila ka çuar në shkarkimin e shumë zyrtarëve të lartë të vendit.

Ukraina shpreson të bashkohet me Bashkimin Evropian, i cili ka thënë se Kievi duhet të merret me korrupsionin nëse dëshiron të bëhet anëtare me të drejta të plota e unionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura