Humbi burrin dhe 3 fëmijët, momenti i rëndë kur Evisa mëson lajmin e kobshëm

Feb 26, 2018 | 16:20

Mbrëmja e kaluar ka qenë nata më e trishtë, më traumatizuese, dhimbja per te cilen nuk ka te pershkuar, per Evisa Prekën.

Aksidenti ne Shkoder

Gruaja 37-vjeçare, e vetmja e mbijetuar nga aksidenti tragjik ne Velipoje, ku humbi burrin dhe tre femijet, e kane transportuar ne spitalin e Durresit, pasi eshte bije durrsake.

Lajmin e kobshem asaj ia ka dhene babai, i cili me familjare te tjere i ka qendruar te koka, duke pritur qe ajo te permiresohet.

Gazetari i “Panorama” raporton se sapo ka marrë vesh lajmin e kobshëm Evisa Preka ka shpërthyer në lot e dëshpërim të thellë.

Menjëherë mjekët e spitalit të Durresit i janë gjendur pranë duke i dhënë një dozë ilaçesh të forta për bombardimin e trurit.

Kjo ka qenë e vetmja mundësi për t’i mbajtur parametrat jetësor Evisa Prekës pas këtij lajmi tragjik që ajo ka marrë. Evisa Preka tashmë ende ndodhet nën efektin e ilaçave dhe një kujdes të rreptë të mjekëve të spitalit të Durrësit.

Gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjerat të trupit por ajo që po monitorojnë mjekët është edhe rrahjet e zemrës dhe gjithçka tjetër në mënyrë që të mos pësojë të njëjtin fat si të katër të dashurit e saj.

Nga ana tjetër në familjen Preka vazhdon që dhimbja të jetë e madhe ndërsa dyert e mortit janë të hapura për gjithë ata që shkojnë për vizita ngushëlluese.

PANORAMA

© Panorama.al

Te lidhura