Humbën kampionatin me pikë të barabarta, Shehi i keqardhur: Nuk është e udhës të ndryshohet rregullorja! Pas asaj që ndodhi para 4-5 ditësh asgjë nuk…

May 29, 2023 | 20:44
SHPËRNDAJE

Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin, 67 secila, teksa në fund ishin “demat e kuq” ata që festuan, falë bilancit pozitiv në ndeshjet direkte.

shehi

Bardhezinjtë në javën e fundit, triumfuan me rezultatin 1-2 ndaj Erzenit, ndërkohë që në lidhje me këtë sezon foli edhe trajneri Orges Shehi, që në prononcimin e dhënë për mediat pas ndeshjes deklaroi:  

“Pas asaj që ndodhi para 4-5 ditësh asgjë nuk ishte më në dorën tonë 100% dhe pas asaj ndeshje ne kërkuam të gjenim energjinë të gjeni forca ta mbyllnim kampionatin me fitore. 

Kishim edhe raste të shumta sot që mund të shënonim më parë, por tani s’na mbetet më asgjë tjetër veç ta humbim kampionatin me pikë të barabarta.  

Rregulloret janë të shkruajtura e bardha në të zeze, kështu që unë mendoj se nuk është e udhës të ndryshohet rregullorja.   

Mendoj që kemi bërë një kampionat të mirë, kemi ardhur këtu duke derdhur djersë e gjak, kështu që jemi të kënaqur me atë çfarë kanë dhënë çunat.   

Nuk kam asnjë lloj mesazhi, për asnjë, përveç skuadrës time dhe tifozëve të mi që i falenderoj që janë gjithmonë afër skuadrës.  

Ne kemi zhvilluar një sezon të gjatë me uljet-ngritjet tona me tranzicione të mëdha, siç thashë e kemi mbyllur kampionatin me pikë të barabarta dhe ritheksoj atë çka thashë pak më parë deri këtu kemi ardhur me sakrificë e me djersë”, deklaroi Shehi.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura