Historia/ Kur Kuman linte jashtë Botërorit Anglinë mes skandalit

Jul 10, 2024 | 13:01
SHPËRNDAJE

Anglia ndoshta fal, por nuk harron që Ronald Kuman ishte përgjegjësi kryesor për një nga dështimet më të mëdha të historisë së futbollit. Trajneri aktual i Holandës ka bërë që “Tre Luanët” t’i mbyllnin në vendin e tretë kualifikueset e Botërorit të vitit 1994.skysports-ronald-koeman-england_6621293Anglia dhe Holanda barazuan në Uembli 2-2 më 28 prillin e vitit 1993 dhe të dyja skuadrat donin patjetër pikët për të siguruar kualifikimin. Holandezët fituan 2-0 në Roterdam me një aksion shumë të diskutueshëm nga arbitri gjerman Karl Jozef Asemançer. Gjithçka ndodhi në minutën e 57-të, kur me rezultatin 0-0 Kuman ndali në mënyrë të parregullt jashtë zonës David Platin, që do të shkonte i vetëm përballë portierit. Arbitri sinjalizoi faull në limite, por nuk e ndëshkoi me karton të kuq Kumanin. I tregoi vetëm kartonin e verdhë. Një vendim që ishte vendimtar për vazhdimësinë e ndeshjes.

Askush nuk e di se çfarë do t’i ndodhte Holandës me 10 lojtarë. Vetëm 5 minuta më vonë, Kuman shënoi një supergol nga goditja e dënimit. Në vend të forcës, ashtu siç bënte gjithmonë, lojtari i Barcelonës në atë kohë e godet topin me teknikë dhe befasoi portierin Simën. Bergkamp në minutën e 68-të shënoi golin e dytë, por të gjitha kritikat ishin për arbitrin, Kumanin dhe vëllanë e tij.

Edhe ky i fundit meritonte të ndëshkohej me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të tmerrshme si ajo e De Jongut. Ditën e sotme, Anglia dhe Holanda do të përballen me njëra-tjetrën për një biletë në finalen e madhe të Europianit. Kumanit sigurisht që do t’i kujtohen edhe këto momente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura