Historia e një incesti/ Arrestohet “babai monstër”, lindi tre foshnje me vajzat e tij dhe i vrau të gjitha

Sep 17, 2023 | 10:24
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e tmerrshme është zbuluar në Poloni! Autoritetet polake gjetën në bodrumin e një shtëpie të braktisur, pranë qytetit Gdansk, trupat e tre foshnjave të porsalindura.

Babai monster

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një shtetase 20-vjeçare dhe babai i saj 54-vjeçar, pasi sipas prokurorisë, dyshimet janë për një incest të mundshëm dhe vrasje të trefishtë të të porsalindurve.

Edhe më herët, Policia kishte gjetuar dy të porsalindur, pa jetë në një tjetër fshat, shkruan Bild.

Ndërsa, foshnjen e tretë ata e gjetën mëngjesin e të shtunës së 16 Shtatorit, ndërsa Policia ishte në kërkim në vendin e krimit dhe po kërkonte trupa të mundshëm të foshnjeve.

Vendi ku u gjeten foshnjet e braktisura
Vendi ku u gjeten foshnjet e braktisura

“Ata u varrosën në bodrum. Nuk kishte dysheme atje, vetëm argjilë e përplasur. Trupat ishin në faza të ndryshme dekompozimi,” citoi një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik për tabloidin “Fakt”.

Ndërkohë, dy shtetasit e arrestuar, babë e bijë thuhet se kanë jetuar prej vitesh së bashku si ‘çift’.

Në dëshminë e një fqinje thuhet se babai kujdesej që askush të mos shkonte pas vajzës.

“Ajo e quajti atë Piotr, me emrin e tij të parë. Ata ecnin dorë për dore. Para disa muajsh, i ka rruar kokën që të mos vinin djemtë e tjerë pas saj.”

Ndërkohë, thuhet se kolegët e vajzës në fjalë kishin dyshuar prej kohësh se ajo mund të ishte shtatzënë, ndërsa vishej me rroba të gjera dhe kërkonte të fshihte barkun. Tre javë para se ngjarja të zbulohej ajo kishte marrë pushimet dhe gjatë kthimit të saj ishte paraqitur e rraskapitur.

Megjithëse, ajo kishet hedhur poshtë gjithnjë aludimet se mund të kishte lindur një fëmijë, dikush njoftoi zyrën e mirëqenies sociale, punonjësit e së cilës kontaktuan policinë.

Sipas asaj çka shkruajnë mediat polake, shtetasi i arrestuar mësohet se ka patur edhe më herët një tjetër marrëdhënie incesti me një vajzë tjetër.

Bild1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura