Akuzat për Ramën/ Përjashtohet nga PS-ja Tom Doshi

Mar 2, 2015 | 14:16
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Perjashtohet nga PS-ja deputeti i Shkodres Tom Doshi, qe vetem pak dite me pare shpertheu ne akuza te ashpra per Ramen dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Doshi nuk ka pritur vendimin e grupit, por ka dale nga mbledhja para se ajo te mbaronte, duke leshuar edhe deklarata bombe.

Nderkohe qe ne mbyllje te mbledhjes, i pari ka lene seline kryesocialisti Rama, pa pranuar te beje asnje koment per mediat, shembull qe e ndoqen ne radhe gjithe deputetet e tjere, me perjahstim te Ben Blushit.
 
Nisja e mbedhjes 
Mbledhja e PS-se, nisi rreth ores 13.22 minuta mbledhja e Grupit Parlamentar socialist, ku do te vendoset per perjashtimin e deputetit Tom Doshi, pas akuzave te tij ne drejtim te Kryeministrit. Deputeti i PS-se, Tom Doshi ka mberritur ne oren 13.18 minuta ne seline e PS-se, gati gjysme ore pas mberritjes se kryeministrit Rama dhe nderkohe qe deputetet e tjere kishin zene vend ne seli.

 

“Nuk jam i shqetesuar per mbledhjen e grupit, sepse i kemi marre te gjitha masat”- ka thene ai, pak para se te ngjiste shkallet e te hynte ne ambientet e brendshme te selise.

Kreu i qeverise, i cili mungoi ne mbledhjen e nje jave me pare, kur Doshi nisi akuzat ndaj ministrave te kabinetit, ishte nder te paret qe ngjiti shakllet e PS-se. 

 

Kreu i PS-se, Rama duke hyre ne seline e PS per mbledhjen e grupit

Pyetjes se medias, per mbledhjen, Rama nuk ka preferuar t’i pergjigjet. Nderkohe qe deputeti Erjon Brace duke pare interesimin e madh te gazetareve te pranishem ka thene: “Paskeni ardhur te gjithe ketu? Po sikur te mos ndodh gje cdo beni”. 

Deputeti socialist Armando Subashi nuk e ka kursyer ironine lidhur me situaten. “Kemi tre dite qe shohim filxhan”- tha ai. 

Deputeti Kokedhima, duke hyre ne seline e PS

Deputeti Koco Kokedhima ka deklaruar per mediat se mendimet e tij jane te njejta me ato te kryeministrit Rama per ceshtjen ne fjale. “Mendimet e mia jane te njejta me Ramen. Nuk behet fjale per prerje kokash”- ka thene Kokedhima, duke i qendruar keshtu mendimit te dhene edhe me heret.

Sipas Kokedhimes, i cili eshte pozicionuar me heret, per nje shmangie ballafaqimi dhe ndëshkimi të deputetëve ndaj Tom Doshit dhe mosprishjen e unitetit brenda Grupit Parlamentar, “diskutimet brenda grupit behen ne menyre shoqerore”.  

Ministri Tahiri, duke hyre ne PS

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura