Grabitjet/ Të arrestuarit s’morën pjesë direkt, kush është ‘banda e armatosur’

Feb 20, 2017 | 13:52
SHPËRNDAJE

Deri tani duket se policia dhe prokuroria kanë arritur të vendosin në pranga vetëm personat që kryenin marrjen e përçimin e informacionit në lidhje me lëvizjen e parave që grabitnin.

Fatjon Xhyliu, ish-polic privat, i penduari i parë që zbuloi krejt grupin, sipas hetimeve dhe provave të mbledhura, ka qenë në rolin e informatorit.

Po ashtu, edhe ish-komandot Neim Avdulaj dhe Ditjon Memlika rezultojnë se kanë vëzhguar lëvizjen e mjeteve të ngarkuara me para. Të njëjtin rol ka pasur edhe Admir Çerpja.

Roli i shtetasit Ernest Kupa ka mbetur i paqartë, por misteri i çështjes është se në të dyja grabitjet kanë vepruar së paku 4-5 veta të armatosur. Për këtë arsye duket se “krahu i armatosur” i grupit ende nuk është kapur.

Kater Grabitesit12

Tre persona mendohet se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim, krahas Admir Muratajt, që u shpall në kërkim bashkë me pesë personat që tashmë janë arrestuar.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura