“Goditini ata” – Diplomatët e New Delhi-t shihen si vrasës, historia e ekzekutimit që përshkallëzoi tensionet me Kanadanë! India mohon lidhjen me ngjarjen

Sep 19, 2023 | 13:33
SHPËRNDAJE

Verën e këtij viti, jashtë një tempulli në Kanada u vra Hardeep Singh Nijjar, një udhëheqës i shquar i një grupi etnofetar të quajtur Sikh. Vrasja e tij zemëroi mbështetësit e tij si dhe intesifikoi tensionet globale mes separatistëve Sikh dhe qeverisë indiane.

Sing Nijjarrr

Ngjarja ndodhi një mbrëmje qershori, kur në një nga parkingjet e qytetit Surrey, Nijjar u qëllua për vdekje në kamionin e tij nga dy persona të maskuar, të armatosur, shkruan media britanike BBC.

Edhe pse kanë kaluar tashmë disa muaj, vrasja vijon të mbetet e pazbardhur. Jehona e saj ka kalaura përtej kufijve të Kanadasë. Në fillim të Korrikut, qindra separatist Sikh dolën në rrugë për tëprotestuar kundër qeverisë indiane, për të cilën ata mendojnë se është përgjegjëse për vdekjen e tij.

Pas protestave, edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, në shtator akuzoi Indinë se qëndron pas vdekjes së Nijjar, duke deklaruar se inteligjenca kanadeze kishte identifikuar “pretendime të besueshme” për një lidhje midis vdekjes së tij dhe agjentëve të shtetit indian. Pas kësaj akuze, qeveria indiane menjëherë ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, duke u distancuar kështu nga ngjarja.

Zemërimi pas vrasjes së 445-vejçarit, nxori në dritë një çështje tjetër, atë të grupeve që kërkojnë një vend tjetër. Në Indi ata përbëjnë rreth 2 përqind të popullsisë së Indisë. Gjatë vitit 1980 lëvizja ishte në kulmin e saj, dhe karakterizohej nga sulme të dhunshme deri dhe në humbje jete midis lëvizjes. India e ka kundërshtuar fuqishëm këtë lëvizje dhe të gjitha partitë kryesore politike atje e kanë denoncuar dhunën e përdorur.

Ndërsa udhëheqësi i vrarë ishte mbështetës i zëëshëm i një shteti si Khalistan. Ndaj për Indinë ai ishte një terrorist që udhëhoqi një grup separatist, akuza që në fakt mbështetësite tij i quajnë të pabaza.

Kur ndodhi ngjarja hetimet kanadeze nuk përcaktuan një motiv për vrasjen si dhe nuk identifikuan ndonjë të dyshuar, por e kategorizuan si një ‘incident në shënjestër.’

Ndërkohë, Kandaja, konsiderohet edhe si shtëpia më e madhe e diasporës Sikh. Qindra protestues dolën në shesh në Toronto, para Konsullatës së Lartë të Indisë. Kjo protestë u prit me një tjetër orgnizuar në mbështetje të qeverisë indiane.

Dy palët u përplasën me njëra-tjetrën duke tentuar të çanin edhe barrikadat. Shqetësimi për protestën ishte ngritur edhe më herët. Në postera shfaqeshin fjalët “Godisni Indinë!”, si dhe etiketonin diplomatët indianë në Kanada si “vrasës”, duke detyruar qeverinë indiane të thërriste të dërguarin kanadez.

Kujtojmë se Nijjar është figura e tretë e shquar e Sikh që është vrarë gjatë muajve të fundit. India, nga ana e saj, ka argumentuar se rritja e lëvizjes separatiste Sikh në Kanada ka ndërhyrë në punët e brendshme të saj.

Dy vendet kanë lidhje të gjata diplomatike dhe tregtare, megjithëse marrëdhëniet muajt e fundit kanë qenë të tensionuara. Kanadaja njoftoi në Shtator, se ka ndërprerë bisedimet për një marrëveshje historike të tregtisë së lirë me Indinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura