Gjuzi: Si detyruam Ramën të hypte mbi kalin e Skënderbeut për 100 lek. Nuk na qerasi

May 9, 2019 | 23:42

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjushi, ka thënë disa fakte mjaft të çuditshme, në emisionin “Të Paekspozuarit”. Gjuzi tha se dikur ka qenë rrobaqepës, bashkë me gjashtë shokë të tij.

gjuzi-ylli-foto-03-770x388

 Ai tha se dikur ky grup rrobaqepësish, ka detyruar Edi Ramën, të hipë mbi kalin e Skënderbeut, për 100 lek. Deputeti i ri, tha gjithashtu se Rama kërkon të bëhet rrobaqepës duke e kopjuar atë.
“Unë jam rrobaqepës me profesion, ose stilist mode. Edhe nëna ime, ajo të qepte të bënte pikturë. Edi Rama ka hipur lart tek kali i Skenderbeut, e kemi detyruar për 100 lek. Mori dhe lekët dhe nuk na qerasi, se nuk dinte ti jepte as bicikletës. Ne në atë kohë, ishim 7 djem, Luli, Agroni Tiranës Re, Cimja. Ishim 7 rrobaqepësit e Tiranës. Rama këtu është kopjac, e ka marrë prej nesh këtë të qepjes. Nëse them një gënjeshtër, ta përgënjeshtroj Rama, po unë nxjerr 7 dëshmitarë”, tha ai.
© Panorama.al

Te lidhura