Genta Ismajli shtatzënë me biznesmenin turk? Këngëtarja publikon foton me fustanin e bardhë, fansat vënë re detajin që i hutoi të gjithë

May 22, 2020 | 16:00
SHPËRNDAJE

Genta Ismajli ka ngritur dyshimet se është shtatzënë me foton e fundit të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo postoi një foto e veshur me një fustan të bardhë dhe sytë e të gjithëve ishin tek barku i saj.

Ndjekësit vunë re se barku i këngëtares është i rrumbullakosur, duke komentuar se ajo është në pritje të ëmbël.

“Jeta është e bukur,”- shkroi Genta në përshkrimin e fotos.

Por këngëtarja nuk iu është përgjigjur komenteve të ndjekësve në lidhje me dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Ajo është prej disa kohë në një lidhje me biznesmenin turk Usta.

Genta është shprehur se ka gjetur dashurinë e jetës së saj dhe ata planifikojnë të martohen së shpejti me njëri-tjetrin.

/Panoramaplus.al

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura