Gazetarët bojkotojnë takimin me ministrin Cani

Jul 25, 2015 | 13:57
SHPËRNDAJE

Gazetarët e sektorit të ekonomisë në mediat e shtypit të shkruar dhe ato audio-vizive kanë bojkotuar një takim të thirrur nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

18 gazetarët e thirrur në takimin informal të thirrur sot, nuk u paraqitën.

shkelqim-cani-1024x759

Ky veprim pasi gazetarët kanë ankesa në lidhje me raportin që ky dikaster ka me median.

Sipas tyre, kjo ministri e ka sulmuar disa herë median për kronikat që kanë bërë për situatën ekonomike.

Teksa nuk janë të pakta rastet kur ata kërkojnë informacion dhe shpërfillen.

Pas dështimit të takimit, zyra e shtypit e ministrisë së Financave njoftoi se takimi ishte anuluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura